Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil dhe pothuajse pranveror.
Normalisht, mëngjesi do të jetë paksa i ftohtë, vende-vende mund të ketë brymë, kurse dita stabile dhe e ngrohtë për këtë periudhë kohore.
Temperaturat parashihet të luhaten nga 3 ajo minimale deri në 21 apo ndoshta 22 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, pothuajse pranveror. Mëngjesi lokalisht do të jetë i ftohtë e i freskët, kurse dita stabile me dhe rritje të ndjeshme të temperaturave.
Edhe dita e martë do të jetë mjaft e ngrohtë për këtë periudhë kohore me rrymime të fuqishme ajrore nga jugu që favorizon depërtimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika veriore, ndërkohë që ngjashëm do të jetë edhe dita e mërkurë por lokalisht do të ketë shtim të vranësira me mundësi për reshje lokale shiu, fillimisht në pjesë të Shqipërisë e Malit të Zi, pastaj edhe në pjesë të Kosovës./MeteoBallkan















