Cikloni i cili solli dje, mbrëmë dhe sot reshje të dendura shiu tani po largohet gradualisht nga rajoni anë në drejtim të Greqisë dhe Turqisë.
Moti do të stabilizohet sidomos në Shqipëri gjatë orëve të ardhshme, ndërsa në disa rajone ende mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh afatshkurtër shiu. Në mbrëmje kthjellim i motit në Shqipëri.
Në Kosovë ende gjatë dites priten rrebeshe apo riga riga shiu, ndërsa stabilizim i motit pritet pasdite vonë, në mbrëmje dhe veçanërisht gjatë nates. Nesër në tërë rajonin mot kryesisht stabil me mundësi për ndonjë rigë të izoluar, kurse të enjtën priten reshje të reja shiu./Meteoballkan