Gjiganti energjetik rus “Gazprom” ka publikuar një video të Evropës “duke u ngrirë për vdekje”, pa gazin rus. Ishte një video për të tallur Perëndimin, raporton “The Sun”.
Video dyminutëshe e Gazpromit vjen vetëm pak ditë pasi ka vendosur që të ndalojë në kohë të pacaktuar furnizimin e Evropës me gaz natyral nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1.
Në videon me titullin “Dimri do të jetë i madh”, gjiganti rus tregon Evropën e “ngrirë” në një “epokë akulli”, pasi ndal furnizimet me gaz.
Në video shihen pamje ajrore të kryeqendrave të Evropës Perëndimore, përfshirë Berlinin, Parisin dhe Londrën, të mbuluara me borë dhe akull.
https://www.youtube.com/watch?v=n2b_0gfV_4E&t=105s