Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu. Temperaturat pritet të shënojnë ulje për shkak të depërtimit të frontit të dobët të ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë erëra veriore dhe verilindore, por nuk priten erëra ekstreme. Nuk priten riga shiu në tërë territorin.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa riga shiu priten kryesisht në pjesën veriore të vendit. Temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta në viset kontinentale.
Në Maqedoni dhe Luginë pritet të mbajë mot me vranësira dhe ndonjëe interval kohor me diell. Nuk priten reshje me ndonjë përjashtim të vogël ku mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu në ndonjë rajon. Rrebeshe të fuqishme lokale nesër priten në Mal të Zi.
Të dielën temperaturat pritet të shënojnë rritje të sërishme, ngase erërat do të fillojnë të fryjnë përsëri nga jugu. Priten alternime mes vranësira dhe intervaleve kohore me diell. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu. Në përgjithësi pritet mot i këndshëm.
Mot i ngjashëm pritet edhe të hënën, me alternime mes vranësirave të dhe ndonjë intervali kohor me diell. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë shiu.
Të martën përsëri ulje të temperaturave./Meteoballkan