URAGANI Florence është shfaqur në mes të kulmit të Sezonit të Uraganeve në Atlantik, ku po zhvillohen edhe disa uragane tjera të forta.
Kulmi i sezonës së stuhive zgjat nga mesi i gushtit deri në mes të tetorit. Sezoni i stuhive zyrtarisht filloi më 1 qershor dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor, por kushtet për stuhitë më të forta janë ideale vetëm nga mesi i gushtit deri në mes të tetorit, kur temperatura në Oqeanin Atlantik rritet, njofton MeteoBallkan.
Aktualisht janë tre uragane në Oqeanin Atlantik, por stuhia më e rrezikshme është Florence, e cila do të godasë Shtetet e Bashkuara. Pritet të godasë tre shtete ku evakuimet janë urdhëruar për më shumë se një milion njerëz.
Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara e kategorizoi Uraganin Florence si një stuhi të kategorisë së katërt. Kjo do të thotë se erërat që mbart në vetvete janë më të shpejta se 209 km / h. Sipas parashikimeve aktuale, Uragani Florence do të vazhdojë të forcohet dhe shumë shpejtë mund të kalojë edhe në kategorinë e pestë.
“Pritet një forcim i mëtejshëm, pritet që stuhia Florence të enjten të jetë një stuhi shumë e rrezikshme”, thanë nga Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara.
Por pse u forcua Uragani Florence në mënyrë kaq të shpejtë?
Lind pyetja pse Uragani Florence po forcohet kaq shpejt?
Ka disa faktorë. Domethënë, struktura e stuhisë Florence është bërë më e qëndrueshme që nga e diela, pasi erërat e tij u ngadalësuan gradualisht, gjë që i ka mundësuar atij të forcohet dhe ky është faktori i parë i rëndësishëm. Tjetër është temperatura shumë e lartë e oqeanit. Uragani Florence kalon në një zonë ku temperatura sipërfaqësore e oqeanit është rreth 30 ° C. Është temperatura shumë e lartë që lejon rritjen e shpejtë të stuhisë. Siç raporton Gizmodo, këto temperatura janë aktualisht rreth 2 ° C më e larta se normalja në këtë kohë të vitit.
“Tani që Florence ka të gjithë përbërësit që i nevojiten dhe kur zhvillon një unazë të stuhive të forta rreth qendrës së saj, ka gjasa të vazhdojë të rritet në një stuhi të madhe”, tha Brian Tang, ekspert i atmosferës nga Universiteti i Albanit. Tang vuri në dukje uraganët Harvey, Irma dhe Mary, të cilët formuan vitin e kaluar dhe që u rritën shpejt në rrugën e tyre përtej Atlantikut. /MeteoBallkan