Një qenush po luante në plazh duke hapur një vrimë, por në një moment argëtimi iu ndërpre nga oqeani duke i mbushur gropën me ujë.
Në videon e publikuar në TikTok mund të shihni se si këlyshi u zhgënjye me rezultatin dhe filloi të lehë.
“Ai është i zemëruar me oqeanin”, shkruan ai në një përshkrim të videos që solli një buzëqeshje në fytyrat e shumë njerëzve.
Videoja mblodhi më shumë se nëntë milion shikime dhe një mori komentesh në më pak se një javë.