Nesër në Kosovë mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe në shumë rajone me acar dhe mjegull. Gjatë ditës me diell e vranësira lokale dhe me rritje të temperaturave, por në mbrëmje lokalisht do të fillojnë reshje shiu në formë të rrebesheve lokale.
Temperaturat pritet të lëvizin nga -4 minimalja deri në 13 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri nesër pritet ndryshim gradual i motit. Nga deti do të ketë shtim gradual të vranësirave me riga e rrebeshe lokale shiu të cilat deri në mbrëmje do të kapin shumë pjesë të Shqipërisë.
Reshje lokale nesër pasdite apo në mbrëmje priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, kurse në Mal të Zi ato do të fillojnë më herët po nuk do të zgjasin shumë.
Dita e hënë po ashtu do të ketë vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu. Në të gjithat viset që nga Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Kosova do të mbajë mot i ndryshueshëm, herë pas here lokalisht me reshje shiu, ndërsa vranësirat do të jenë në të gjitha viset, megjithatë në disa rajone parashihen edhe intervale kohore me diell gjatë ditës ose pasdite.
Të martën na pret mot vranësira e periudha me diell, ndërsa rrymimet ajrore nga jugu do të fuqizohen dhe së bashku me to vende-vende do të ketë edhe riga lokale shiu./Meteballkan
















